Kukësi ka bërë me dije ditën e sotme që do sjellë risi abonetë sezonale për tifozët besnik. Kategoritë Gold do jenë të mundëshme për shifrën e 40 mijë lekë vë të rinj dhe abonimi Silver do të kushtojë 20 mijë lekë.
Klubi ka lajmeruar në rrjetet sociale që abonimet për sezonin e ri 2022-2023 do jenë të disponueshme menjëherë në çmime të ndryshme sipas kategorive.
Njoftimi zyrtar i klubit të Kukësit:
“FK Kukësi njofton të gjithë tifozët se gjatë sezonit 2022-2023, do të kenë mundësinë të pajisen me abone sezonale, për të ndjekur të gjitha ndeshjet në shtëpi të ekipit tonë.
Klubi ka vendosur në dispozicion të tifozëve 3 modele të ndryshme abonimesh, me çmime të ndryshme në varësi të tribunës se ku doni të abonoheni.
Abonimi Gold i cili do të jetë në dispozicion për tribunën VIP, do të kushtojë 40'000 lekë. Abonimi Silver do të kushtojë 20'000 lekë dhe lejon tifozët të ulen në tribunat qëndrore.
Tifozët e abonuar, do të mund të ndjekin të gjitha ndeshjet e Kukësit në shtëpi në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.
Personat e interesuar për abonime, duhet të kontaktojnë në emailin e klubit: [email protected]”
