
Laçi ka nisur nga puna ashtu si çdo ekip tjetër shqiptar. Kurbinasit kanë si objektiv një vend në Kupat e Europës, por synojnë edhe vendin e parë.
Bardhezinjtë janë 12 pikë larg nga vendi i parë dhe mesfushori Donald Rapo nuk e shikon si të pamundur që të arrihet vendi i parë. Në një prononcim për “Supersport”, ai është shprehur se Laçi do të bëjë maksimumin pse jo të arrijë edhe vendin e parë.
“Mezi kemi pritur rifillimin e kampionatit dhe do të bëjmë maksimumin për të kapur vendin e dytë ose të tretë, por pse jo edhe të parin, ndonëse kemi shumë diferencë nga Tirana”.
Rikthimi në fushë? “Do të ishte një gjë e mirë që të stërviteshim më shumë dhe të përgatiteshim më mirë, por tani do të shpresojmë që të mos penalizohemi nga dëmtimet”.
Videot gjatë karantinës? “Me ato video mundohesha të kaloja kohën dhe të argëtoja sadopak veten, por edhe miqtë e mi. Tani jemi rikthyer në stërvitje dhe jemi përqendruar te futbolli”, u shpreh Rapo.