
Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për derbin e së enjtes kundër Tiranës. Lojtarët kanë zbritur në fushë për t'u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Për derbin e shumëpritur rikthehet nga pezullimi edhe Hektor Idrizaj. Në një lajmërim për mediet, në kanalin zyrtar të klubit të kuq shkruhej:
"Skuadra vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Tiranës në program të enjten datë 21 janar . Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në kompleksin sportiv "Fooball Republic" në orën 11:30. Nën drejtimin e trainerit Daja dhe stafit prezent kanë qenë të gjithë lojtarët.
Për sfidën ndaj Tiranës rikthehet edhe mbrojtësi Idrizaj, i cili ka shlyer skualifikimin. Përgatitjet do të vijojnë me seancën e radhës të martën në orën 11:30. #PërjetMeTyPartizan"