
Zërat për kalimin e sulmuesit italo-ganez Caleb Ekuban te Flamurtari sa vijnë dhe shtohen. Pas përfundimit të fitores ndaj Kukësit, tekniku Ilir Daja shprehu dëshirën për ardhjen e një sulmuesi të aftë për të garantuar ecurinë komode të skuadrës. Por sipar menaxherit Elton Marini, thuajse janë inekzistente shpresat për kalimin e Ekuban te Flamurtari. Ai u shpreh në emicionin "Rubrika Sportive" te RTSH Sport
"Mundësitë janë shumë të vogla. Mundësia është 1%. Leeds United po negocion me disa ekipe. Agjentët janë në negociata me palë të tjera. Për mua rikthimi në Shqipëri është i pamundur. Por kurrë mos thuaj kurrë", përfundon Marini.
Poll