Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Riktheu fitoren e Tiranës pas 5 vitesh në derbi, ish-zv.trajneri bardheblu: Egbo e meriton të jetë trajneri i parë, është më i miri në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana arriti të fitonte ditën e sotme derbin ndaj Partizanit me rezultatin 1-2. Një fitore që mungonte prej 5 vitesh dhe që tashmë u bë e mundur në sfidën e sotme që u zhvillua në "Air Albania Stadium". Golat e takimit u shënuan nga Batha, Bardhi dhe në fund të ndeshjes ishte Cobbinah që vendosi fitoren e Tiranës.

Në këtë ndeshje trajneri I parë ishte Emanuel Egbo dhe për këtë arsye nuk kanë munguar as komplimentat në drejtim të tij. Një prej tyre është edhe Ivan Gvozdenoviç, ish-lojtari dhe zv.trajner te Tirana disa sezone më parë. Në faqen e tij në Facebook, Gvozdenoviç shkruan se Egbo e meriton të jetë në krye të Tiranës.

"Vëllai im Egbo, trajneri më I mirë në Shqipëri, ai duhet të jetë trajneri I parë I Tiranës, e meriton", shkruan ish-zv.trajneri Gvozdenoviç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga