
Kur janë luajtur vetëm katër javë në kategorinë e Parë të futbollit, shumë ekipe apo president klubesh kanë shpallur sit ë padëshiruar arbitra të ndryshëm. Klubet janë të revoltuara ndaj bluzave të zeza, duke i akuzuar drejtpërdrejt si shkaktarë në rezultatet e ekipeve të tyre.
I pari që nisi këtë sulm do të ishte presidenti i Besëlidhjes. Gjok Noka do të shpallte "non grata" treshen e gjykimit edhe pse ekipi i tij fitoi ndaj Veleçikut. Lezhianet pretendojnë për një 11 metërsht të padhënë si edhe për tre golat e anulluar.
Klubi i Apolonisë do të ngrinte zërin ndaj gjykimit, pas humbjes në fushën neutral të Ballshit ndaj Lushnjës. Edhe Dinamo do të kishte ankesa për arbitrat, kur trajneri Allmuça do t'i cilësonte si ndikues direkt në rezultat. Shkumbini gjithashtu nuk ka qenë dakord me vendimet e gjyqtarëve.
Kur jemi vetëm në fillim të sezonit, shqetësues është fakti se shumë klube nuk kanë besim te gara duke akuzuar drejtpërdrejt arbitrat si ndikues në ecurinë e ndeshjeve të caktuara.