Skuadrat “Big” kanë bërë të tyren në Kategorinë e Parë për javën e 20-të. Kështu Bylis, Elbasani, Vora dhe Flamurtari fituan, duke ruajtur pozicionet e tyre. Në total ranë në sy 21 gola e shënuar në 6 ndeshjet e luajtura.
Të gjitha takimet kishin të paktën nga 2 gola të shënuar. Fitore arriti dhe Besa e Kavajës, ndërsa takimi i vetëm që u mbyll në barazim ishte mes Kastriotit dhe Lushnjës.
Fitorja që Besa mori, e nxorri nga zona e ftohtë. Aktualisht ata mbajnë vendin e 8, ndërsa numërojnë po aq pikë sa Burreli i vendit të nëntë.
Rezultatet e javës 20:
Tomori 1-3 Elbasani
Korabi 1-2 Vora
Flamurtari 4-2 Burreli
Bylis 3-1 Apolonia
Kastrioti 1-1 Lushnja
Luzi 0-2 Besa
Renditja pas 20 javëve kampionat:
1.Bylis 48 pikë
2. Elbasani 46 pikë
3. Vora 39 pikë
4. Flamurtari 36 pikë
5. Apolonia 30 pikë
6. Korabi 26 pikë
7. Lushnja 23 pikë
8. Besa 19 pikë
9. Burreli 19 pikë
10. Kastrioti 16 pikë
11. Tomori 14 pikë
12. Luzi 12 pikë