
Futbolli është profesion dhe si i tillë i bën futbollistët të mos lidhen shpirtërisht me fanellën që mbajnë veshur por veç ta respektojnë dhe kontribuojnë për të. Newsport.al ka cilësuar rekordmenët e transferimeve në Superligë, duke i rendituar së bashku me skuadrat ku kanë provuar të luajnë.
Tefik Osmani ka luajtur për shtatë skuadra të ndryshme duke e nisur me Skënderbeun e luajtur më pas me Elbasanin, Tomorin, Partizanin, Tiranën, Teutën dhe Vllazninë e për tu rikthyer sërish në Korçë. Pas tij, renditet Elis Bakaj me gjashtë eksperienca. Sulmuesi e ka nisur me Partizanin për tu transferuar të Dinamo, transferuar në Kukës për pak muaj edhe pse nuk pati mundësi të luaj e më pas te Skënderbeu ku u largua pas pak ditësh dhe më pas me Tiranën. Së fundmi ka veshur fanellën e Vllaznisë. Gjergji Muzaka gjithashtu e ka nisur me Partizanin për tu transferuar te Dinamo, Tirana, Flamurtari dhe Skënderbeu ndërkohë që me pesë skuadra është aktivizuar edhe Ilion Lika. Portieri 36-vjeçar e ka nisur me Dinamon, ka luajtur më pas për Elbasanin, Kastriotin, Flamurtarin dhe Tiranën.