
Stefan Nikoliç është sulmuesi që tashmë është bërë pjesë e Flamurtarit. Ditën e djeshme Nikoliç firmosi për vlonjatët një kontratë 1-vjeçare. Burime për newsport.al bëjnë me dije që sulmuesi ka refuzuar një ofertë në Kroaci dhe te kuqezinjtë e Vlorës do të paguhet 6 mijë euro në muaj, ku pritet të mbajë peshën e sulmit për sezonin e ri pas largimit të Danilo Alvesh.
Nikoliç ka luajtur në Rumani me Politechnica Timisoara dhe më pas për tre sezone ishte pjesë e Steaua Bukuresht. Gjatë tre sezoneve të fundit ai ka ndërruar tre ekipe, ku ka luajtur për CSKA-në e Sofies, Istra 1961 dhe në sezonin që u mbyll ishte pjesë e Nieciecsza në Poloni.
[gallery columns="1" size="full" ids="32001"]
Poll