
Partizani-Skënderbeu përfundoi 2-1, në sfidën për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Një nga më të mirët në fushë ishte Arinaldo Rrapaj. Menjëherë pas sfidës, lojtari që shënoi një gol për të kuqtë foli për Supersport.
“Ky është goli më i bukur që kam shënuar. Jam i lumtur që fituam. Mendoj se gjërat kanë ndryshuar. Nuk e kemi patur as fatin me vete. Kjo fitore është si pikë kthese dhe ne do synojmë që të fitojmë edhe ndeshjen tjetër. Falenderoj portierin Teqja që bëri një super pritje.
Kalendari- Jemi gati. E dijmë që do ketë ndeshje të ngjeshura. Mendoj vetëm për të fituar. Unë me prefosorin jam stërvitur dhe ai ka patur gjithmonë besim te unë. Shpresoj që të vazhdoj kështu. Shyqyr që fituam” - tha ai.