
Achraf Hakimi është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi i krahut të djathtë që luan te Dortmund është në huazim nga Real Madrid deri në fund të këtij sezonit.
Së fundmi në garë për shërbimet e tij janë disa skuadra "BIG" si Bayern Munchen, Man City, por edhe Interi. Zikaltërit e kanë vënë në shënjestër për të forcuar krahun e djathtë, ndërsa Conte ka dhënë miratimin e tij.
Real Madrid ka rënë dakort për shitjen e lojtarit e madje i ka vendosur çmimin prej 60 milionë euro. Në verë pritet një ankand i vërtetë me shumë skuadra që do tentojnë deri në fund për të marrë shërbimet e tij.
Poll