Ditën e sotme përpara startit të ndeshjes midis Kastriotit dhe Skënderbeu ka patur incidente ku janë goditur 3 lojtarë të ekipi korçar. Në një intervistë për "SuperSport" para takimit foli futbollisti Sokol Neziri i cili u shpreh se tifozët që kanë goditur lojtarët e Skënderbeut nuk ishin të skuadrës së Kastrioti, por ishin të Partizanit. Lidhur më këtë çështje ka patur dhe reagim nga ana e klubit të Partizanit që akuzojnë në një farë mënyrë lojtarin për intervistën e dhënë. Tashmë është vet lojtari Sokol Neziri i cili reagon lidhur me deklaratën e tij para ndeshjes së sotme.
Reagimi i Nezirit
" Në mënyrë absolute nuk akuzova dikë në atë incident që ndodhi sot në stadiumin "Redi Maloku". Deklarata ime në emisionin "Gol pas Goli" u deformua, ose u interpretua në mënyrë krejt tjetër. Gjej rastin ti kërkoj ndjesë FK Partizanit, gjithashtu të gjithëve tifozave të Partizanit në të gjithë Shqipëri".
Deklarata e Nezirit para takimit ndaj Skënderbeut
"Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Na vjen keq për atë që ndodhi dhe ata nuk kanë qenë tifozët tanë, këtu ka shumë tifozë të Partizanit dhe në çdo ndeshje na kanë nxjerrë probleme. Kishim ndeshjen me Teutën dhe ka qenë pikërisht Tefik Osmani që është sulmuar për 90 minuta, ashtu me Skënderbeun dhe Tiranën. Organet përkatëse duhet të marrin masa në lidhje me këtë që ndodhi. Ishalla i japin përgjigje drejtuesit", ka thënë Neziri.