Tirana dhe gjithë Shqipëria janë pushtuar nga emocionet e kualifikimit në Euro 2024. Shqipëria po luan sot me Ishujt Faroe. Ndeshja e cila nisi në orën 20:45 po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Mes tifozëve është edhe kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lindita Rama dhe i biri, Zaho. Rama ka zgjedhur ta ndjekë ndeshjen nga tribuna VIP e stadiumit “Air Albania”.
Pranë Ramës është edhe Armando Duka, President i Federatës Shqipatre të Fubollit. Ndeshja e ditës së sotme po zhvillohet në kuadër të fazës eleminatore brenda grupit E për “Euro 2024”.
Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë e cila kualifikoi Shqipërinë në fazën tjetër të “Euro 2024”.