Ditën e djeshme kryeministri Rama pas thirrjeve të shumta për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi ka dal vetë në rrugët e kryeqytetit duke i paralajmëruar njerëzit nga afër. Teksa përballej me banorët dhe kryesisht të moshuarit apo me ata që ecnin në rrugë nga dy apo tre veta së bashku, Kryeministrit i bie në sy veshja e tij.
I veshur me këmishë dhe kollare, Rama ka zgjedhur të thyej veshjen serioze me xhupin e klubit të Juventus. Në fakt dihet se Rama është një tifoz i klubit italian dhe shpeh herë ndjek ndeshjet e tyre nga afër. Kujtojmë që edhe në situatën e tërmetit kryeministri Rama u shfaq po me xhupin e Juventus.

Galeria fotografike ()
Poll