
Merveil dhe Moise kanë mbëritur dje në Antalia dhe i janë bashkuar Tiranës pas disa ditësh qëndrim në Stamboll.
Dy mesfushorët nga Kongo e kishin të pamundur që të udhëtonin drejt Antalias për shkak të anulimit të fluturimeve pas kushteve të vështira atmosferike.
Por, pritja ka marrë fund dje, kur Merveil dhe Moise janë gjendur në resortin ku është grumbulluar Tirana në Antalia.
Sot ata do të vihen në urdhrat e trajnerit Mirel Josa. I vemti që pritet t'i bashkohet Tiranës në këtë fazë përgatitore është Afrim Taku.
Poll