
Nesër, Flamurtari do të luajë kundër Kukësit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për të dy ekipet. Verilindorët luftojnë për titull, ndërsa vlonjatët për mbijetesë. Në kampin kuqezi është rikthyer qetësia pas asaj fitoreje 2-0 kundër Tiranës.
Trajneri Shpëtim Duro në Kukës do të udhëtojë me katër "përforcime", teksa dje në stërvitje janë rikthyer Shehaj, Jakovljeviç, Hyseni dhe Neziraj të cilët ishin prekur nga viroza, por tashmë gjendja e tyre është përmirësuar.
Poll