
Refik Halili, Gazment Demi dhe Koço Kokëdhima ishin tre presidentët e caktuar nga 10 klubet e elitës si negociator me qeverinë për kërkesat në lidhje me Ligjin e Sponsorizimeve. Kreu i Tiranës, i Partizanit dhe i Apolonisë, do të ishin ata që do të bënin urën lidhëse mes Ligës Profesioniste dhe qeverisë për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Pritej ditë pas dite një zgjidhje, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në fund askush s'e mori vesh, por ishte presidenti Armand Duka ai që takoi kryeministrin Edi Rama pikërisht për kushtet e caktuara për Ligjin e Sponsorizimeve. Në një moment kur në takim duhet të ishin pikërisht 3 presidentët e lartpërmendur, ishte vetë kreu i FSHF-së që takoi shefin e qeverisë.
Një lëvizje e papritur që askush nuk ka mundur t'i japë përgjigje sportivisht. Përgjatë gjithë kësaj periudhe bojkoti është trumbetuar me të madhe se është Liga Profesioniste iniciatore e kësaj pauze të gjatë, ku në krye të saj është Edvin Libohova. Por, me sa duket topi është në fushë dhe të gjithë po mundohen të dalin nga "kuadrati" ku ka nisur nxehmja...