Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Protesta në distancë”, Sokol Jareci zbulon masat e protokollit për gjyqtarët: Arbitrat nuk do të ndikojnë në ndeshjet e mbetura, nuk lejohen përqafimet e lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Protesta në distancë”, Sokol Jareci zbulon masat e

Shefi I sektorit të arbtriave në Federatë, Sokol Jareci është I pranishëm në stadiumin “Selman Stermasi” për të parë ndeshjen Partizani-Skënderbeu. Në një prononcim për “Super Sport”, Jareci zbuloi masat e protokollit për ndeshjet e mbetura në Superligë.

“Duhet të zbatojmë protokollin pasi jemi në një situatë jo normale. Kjo nuk ndodhë vetëm në Shqipëri, por gjithë botën. Rregullat e reja? Kemi të bëjmë deri në përfundim të kampionatit me 5 zëvendësime dhe këto duhet të bëhen me 3 ndalesa. Për ndeshjet e Kupës nëse shkohet në shtesë do të ketë edhe një zëvendësim të 6-të.

Arbitri I 4 është I detyruar që të mbajë maksë pasi kontakton me trajnerët dhe pankinat e dy skuadrave. Gjithashtu duhet të mbajë dorëzë gjatë lojës, ndërsa me arbitrin kryesor bën një takim. Në momentin e protestave, ai duhet t’I bëj me shenjë lojtarëve që të mbajnë distancën e të protesojë në distancë.

I kemi kërkuar arbitrave të jenë miqësor, por kjo nuk ishte e nevojshme sot. Duhet të respektojmë masën pasi nuk lejohet festimi me përqafime edhe pse unë e kuptoj që janë emocionet e lojës. Kam bindjen se arbitrat nuk do të ndikojnë në ndeshjet e mbetura, por do të jenë protagonist për mirë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga