
Opozita ka parashikuar të zhvilloj një protestë masive në Tiranë të shtunën në datën 18 shkurt. Policia e kryeqytetit do të jetë e ingranuar përgjatë gjithë ditës me këtë tubim masiv dhe për pasojë, në Tirana do të jetë e pamundur të luhet futboll. Një nga arsyet pse derbi i kryeqytetit është zhvendosur për të hënën eshtë protesta e organizuar nga Partia Demokratike. E hëna është parë si dita e përshtatshme për zhvillimin e përballjes Partizani – Tirana, takim i cili kërkon një numër të madh forcash policore në dispozicion.
Poll