Në një intervistë për “Supersport”, ka folur mesfushori i Kukësit, Niaz Lena, i cili ka treguar se çfarë po ndodh me ekipin verilindor në këto ditë qëndrimi në Turqi.
Ai ka folur dhe rreth ofertave të fundit që kanë ardhur për të dhe Pero Pejiccin, nga ekipi turk, duke i konsideruar si pozitive.
“Po përgatitemi maksimalisht për kampionatin. Kushtet janë optimale në Antalia. Miqësorja ishte një ndeshje pozitive. Këto gjëra i takojnë klubit. Jam i përqendruar te stërvitja. Nëse klubi vendos të largohem unë do pranoja. Nëse unë iki nga ekipi, nuk do të ndikojë në luftën për titullin kampion. Na mbetet çdo ndeshje ta marrim me radhë, duke filluar me ndeshjen e radhës në Shkodër dhe më pas me takimet e tjera. Për ne pozitiv është fakti që jemi në krye të listës në tabelën e klasifikimit”.