Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PRONONCIMI/ Delegati i FSHF-së tregon se kur do të merret vendimi për zhvillimin e sfidës Kamza-Besëlidhja

Shkruar nga NEWSPORT
PRONONCIMI/ Delegati i FSHF-së tregon se kur do të merret vendimi

Kamza-Besëlidhja është shtyrë përfundimisht, ndërsa delegati i FSHF-së, Marjus Sulejmani për TVSH deklaroi se javën e ardhshme do të merret vendimi se kur do të zhvillohet sfida finale e Grupit A të Kategorisë së Parë.

"Arsyeja e vetme që u shty ndeshja Kamza-Besëlidhja është mungesa e policisë.

Policia e shtetit i ka dërguar në orën 12:30, një shkresë zyrtare FSHF-së ku njoftonte se nuk do të merrte përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi.

Javën e ardhshme do të merret vendim për datën se kur dhe ku do të luhet ky takim. Stadiumi i Kamzës nuk përjashtohet si mundësi për t'u luajtur kjo përballje, gjithnjë nëse policia e merr përsipër mbarëvajtjen e takimit", tha delegati i FSHF-së, Marjus Sulejmani për TVSH.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga