Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të coronavirusit. Nuk dihet ende se kur do të rinisin kampionatet pasi ashtu siç cdo gjë tjetër edhe futbolli ka kaluar në plan të dytë. Duke parë këtë situatë të vështirë lojtarët po mundohen të stërviten në kushte shtëpie duke marrë edhe programe nga klubet e tyre përkatëse.
Për të dhënë një dorë të gjithë futbollistëve në këto momente ka menduar edhe një ish-lojtar I Superligës, Roland Peqini. Në faqen e tij në Facebook Peqini shprehet se do të ndihmojë futbollistët me një program special që mund të bëhet në kushtet e shtëpisë. Një gjest për t’u vlerësuar në këto momente të vështira që po kalon e gjithë bota.
Postimi i Roland Peqinit:
Përshëndetje
Në këtë periudhë që nuk është normale, si një ish-futbollist kam dëshirë që të ndërtoj një program stërvitor për të gjithë sportistët që janë në aktivitet, por u duhet që të punojnë në kushtet e shtëpisë. Dua të di sa prej jush janë të interesuar që të punojmë së bashku ne mënyrë virtuale me një program të hartuar specifik për futbollistët, në mënyrë që të ruajmë trupin në formë dhe të jenë gati për të dhënë maksimumin menjëherë pas rikthimit në aktivistë. Me kontaktoni për të përcaktuar detajet. Me respekt Roland Peqini.
