
Sulejman Starova ka dhënë mendimin e tij për ndeshjet e ekipeve shqiptare në ditën e nesërme. Trajneri i njohur, në rolin e analistit në panelin e emisionit “Skaner” është shprehur se Laçi kalon në turin e tretë, kurse për Vllazninë dhe Tiranën është disi skeptik. Tashmë në krye të shkollës së trajningut në FSHF, Starova ka thënë:
“Dëshira është e madhe që t’i shikojmë të treja skuadrat të kualifikuara. Laçi kam mendimin që nuk do e diskutojë kualifikimin, ndërsa Tirana dhe Vllaznia do e kenë të vështirë. Edhe Tirana nuk mendoj se do luajë e dorëzuar. Zrinjskin e shikoj kundërshtar më të fortë se Tirana dhe kjo më bën pesimist për një kualifikim të bardhebluve.
Duhet të ishin më të përgatitur për të luajtur në Europë. Stoli i Tiranës, ishte me shumë lojtarë të rinj. Mund të kishin një plan B, që do i bënte punë. Kjo skuadër, nëse do ishte studiuar më mirë, mund të përballohej. Nëse Tirana kalon në avantazh, kam shpresë se shkon në shtesë dhe më pas në penallti”.