
Edhe pse nisja e punimeve në stadiumin e Korabit, u cilësuan si një nisje pozitive për drejtuesit e klubit, problemet nuk kanë marrë fund për ekipin e drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu, edhe pse ky i fundit po punon shumë për të ndërtuar diçka të re.
Largimi i Zguros dhe çështja e mbetur pezull e Sabino plakut, janë vetëm pak nga problemet që kanë nisur tek Korabi. Pak më parë u njoftua dhe largimi i zëdhënësit për shtyp të klubit, Eduard Ilncaj, i cili e cilësonte, se klubin e kishte përfshirë një gjendje konfuzioni.
Lidhur me merkaton, drejtuesit e klubit ende nuk kanë bërë lëvizjen e parë, duke lënë gjithçka në errësirë, çka pritet të ndikojnë negativisht në pjesën e mbetur të kampionatit.
Aktualisht, ekipi po zhvillon stërvitjen nga kodrat e liqenit, për shkak se zhvendosja në Peshkopi është e pamundur, si pasojë e temperaturave të ulëta, si dhe problemeve me terrenin, që është një tjetër probleme më vetë.