Skuadra e Partizanit ka zhvilluar seancën stërvitore të planifikuar nga stafi teknik. Burime për newsport.al bëjnë me dije që grupi i të kuqve ka qenë i plotë, por Bertoni, Trashi dhe Batha janë stërvitur të diferencuar nga grupi.
Realdo Fili është thirrur nga trajneri Redi Jupi për grumbullimin me përfaqësuesen U-21, megjithatë ai ishte në stërvitje me të kuqtë.
Partizani po zhvillon përgatitje në kuadër të ndeshjes së Champions League që do të luajë me Salzburgun ditën e mërkurë në stadiumin “Red Bull Salzburg”.
- Lojtarët e Partizanit stërviten të diferencuar
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.