Prej datës 10 mars në vendin tonë u “paralizua” çdo aktivitet sportiv për shkak të pandemisë së virusit COVID-19. Izolimi total i bërë nga qeveria preku edhe futbollin në veçanti. Një nga temat e nxehta të shumëpërfolura ka qenë nëse duhej të fillonte ose jo kampionati.
Indeferenca totale e qeverisë për sportin nxiti debat, teksa kishte nga ata që ishin pro rifillimit, por edhe të tjerë që ishin kundër duke iu frikësuar përhapjes së pandemisë. Për këtë, newsport.al bëri një sondazh për ndjekësit e vet ku 49 përqind ishin pro fillimit të Superiores.
Të paktë nuk ishin dhe ata që votuan kundër, pasi 47 përqind i druhen rinisjes së aktivitetit futbollistik. Megjithatë, tanimë është vendosur dhe FSHF-ja me miratimin e qeverisë ka vendosur që të mërkurën e ardhshme, në 3 qershor të rifillojë futbolli i luajtur.
SONDAZHI I BËRË NGA NEWSPORT:
