Pak ditë më parë në një intervistë të dhënë për "Supersport", kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli ka shprehur dëshirën që verën që vjen ai të rikthehet në Superligë, nëse kjo ndodh, ai preferon Tiranën.
Pak ditë më vonë, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj bëri një ofertë konkrete për Agollin, duke thënë: "Nëse Agolli kërkon të vijë te Skënderbeu, ka gjithmonë një vend për të, në mos ka, e lirojmë".
Fill pas kësaj deklarate, në një prononcim për emisionin "Zona Gol", Agolli i ka kthyer një përgjigje presidentit korçar: "Ky Skënderbe është më i miri, mendoj që mund të dalë kampion edhe pse do të jetë një kampionat i vështirë. Më vjen mirë që dëgjoj fjalë të mira nga presidenti Takaj. Jemi dy miq të vjetër. Për momentin kam një kontratë me Karabakun dhe nuk mund të flasim për oferta", ka përfunduar Agolli. Me shaka, Agolli ka thënë tej, se "vi te Skënderbe, nëse vishet bardheblu".