
Është një nga njerëzit që ka kontribuar shumë në futbollin shqiptar dhe veçanërisht në skuadrën e Teutës. Edmond Hysenbelliu, një nga presidentët më "jetëgjatë" të kampionatit shqiptar falënderoi lojtarët dhe stafin teknik për punën e mrekullueshme.
Në një prononcim të shkurtër për Supersport, ai vlerësoi maksimalisht trofeun e Kupës së Shqipërisë duke e fituar pas triumfit 2-0 kundër Tiranës.
"Do të falënderoj çunat dhe stafin teknik. I falënderoj për kontributin e dhënë në këto kushte për gjithë qytetarët durrsakë. Ky është 100-vjetori i ekipit të Teutës dhe besojmë se e merituam fitoren. Është kënaqësi e dyfishtë sepse mundëm Tiranën. Kjo është një dhuratë e çmuar për skuadrën e Teutës dhe qytetin e Durrësit", deklaroi ai.