Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PRAPASKENA/ Nga "Proper Pizza" te grushtat e Durrësit, si e "rrëmbeu" Partizani mesfushorin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
PRAPASKENA/ Nga "Proper Pizza" te grushtat e Durrësit, si e

William Cordeiro Melo është një nga lojtarët më të spikatur në radhet e Partizanit. Mesfushori brazilian u afrua tek të kuqtë në merkaton e verës. Pasi shkëlqeu te Kukësi, ai zgjodhi të kontribuonte për të kuqtë duke shtangur drejtuesit verilindorë. Newsport.al ka mësuar prapaskenat e transferimit të tij te 16-herë kampionët e Shqipërisë. Drejtuesit e kuq rastësisht janë hasur me mesfushorin 8 javë para se përfundonte edicioni i shkuar te "Proper Pizza" pas stadiumit "Selman Stërmasi".

Pas disa batutave të shkëmbyera ka qenë një nga drejtuesit që e ka ftuar t'i bashkohet Partizanit. Drejtori Olsi Rama s'ka qenë dakord pasi donte të respektonte fillimisht kontratën që kishte me verilindorët. Por, pas një bisede të shkurter, Melo ka dhënë fjalën dhe në verë iu bashkua të kuqve. Ndërkohë dje ai ishte protagonist në Durrës teksa u kap me grushta me lojtarin e Teutës Arbër Beqja. Tashmë sytë janë nga Disiplina. E sigurt është se mesfushori nuk do ia hedhë paq pas asaj sjellje të turpshme në "Niko Dovana". /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga