
Partizani përballet nesër në orën 18.00 në derbin e kryeqytetit me Tiranën, në kuadër të Kategorisë Superiore (Air Albania). Në një lidhje me Skype me Pressing ishte ish sulmuesi i të kuqve në vitet 90' dhe 90', Edmond Dosti, i cili dha mendimin e tij.
''Patjetër presion kanë të dyja skuadrat, askush nuk do ta humbë.Edhe pse Partizani është i pari dhe Tirana nuk ka ecur mirë, kjo nuk do të thotë gjë. Derbi nuk parashikohet. Emocionalisht fitorja të jep shumë. Në derbi duhet shumë kujdes, fitohet dhe humbet 1-0.
Partizani dihet që nuk ka investuar shumë, por kanë bërë diçka të mirë dhe disa nga lojtarët e vjetshëm po luajnë shumë mirë.Patjetër dëshira është që të fitojë Partizani, pasi është ekipi i zemrës. Nuk e lë dot mënjanë zemrën. Nuk mund të jap parashikim tjetër veç fitores së Partizanit'' - Tha Dosti.