Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Polemikat në Kategorinë e Parë, trajnerit të Lushnjës nuk i del e keqja me fierakët: Ata dinë të marrin penallti, rrogat...

Shkruar nga NEWSPORT
Polemikat në Kategorinë e Parë, trajnerit të Lushnjës

Rivaliteti mes Lushnjës dhe Apolonisë shpeshherë i kalon fushat e blerta, e sidomos tani që afrohet dueli. Polemikat e përballjeve direkte të fundit  vazhdojnë e vazhdojnë pafund, me akuzat që jaën ''kryefjala''. Në një intervistë për ''Fox Sport'', trajnerit të  Lushnjës, Ilir Gjyla, nuk i del keqja  me fierakët. Arsyeja tanimë ka të bëjë me rrogat, ku bëhet një krahasim mes të dy skaudrave

''Në kemi ndeshjen direkte tani me Apoloninë. Do të mundohemi që ta fitojmë, pavarësisht se i dimë kualitetet e tyre. Ne duhet të ruhemi nga të gjitha, pasi ata dinë të marrin edhe penallti, dinë mirë madje. Nuk është ngacmim fare, është kompliment madje. Unë po e them që Apolonia është ekipi më i mirë i grupit tonë. Në ndeshjen e fundit e fitoi arbitri për Apoloninë. Ata kanë tre pikët që duhej t'i kishim ne. Gjithsesi unë mendoj se ne kemi shanse të futemi në Superiore duke parë kalendarin për të kapur vendin e parë. Por edhe po nuk ia dolëm, do ta provojmë me vendin e dytë deri në fund. Flamurtari dhe Luftëtari vijnë në Kategorinë e Parë në vitin tjetër? Me gjendjen që kemi, ne i kalojmë këto ekipe, ta keni të sigurtë.

Për çfarë arsye kanë rënë këto ekipe? Sepse nuk kanë financa. Lë të dalin pak ata të Apolonisë dhe të tregojnë rrogat e tyre, sa paguhen, nga 150 mijë lekë të vjetra muaji? Ja t'ju them unë të Lushnjes. 14 lojtarë paguhen nga 600 mijë lekë të vjetra, 4 lojtarë nga 500 mijë lekë të vjetëra dhe 6 lojtarë nga 300 mijë lekë të vjetëra. Për fitore në transfertë marrim 150 mijë, ndërsa për fitore në shtëpi marrim 100 mijë shtesë.

Pra në muaj rroga e futbollistëve tanë prek te 1 milionë lekë të vjetëra. Kur shikoj pastaj ato bojkotet që bëhen te Superiorja nga lojtarët. Kush i'u nevojitet, një ekip që prish garën si Flamurtari apo Luftëtari apo me garanci? Lushnja është e vetmja që ka bërë dy përgatitjet verore dhe dimërore. Sa na kanë kushtuar ne përgatitjet, Apolonia i jep rroga për gjithë vitin. E te ne nuk ka asnjë qindarkë të mbetur që nuk është marrë'' - pohon Gjyla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga