
Amir Rrahmani është ndoshta mbrojtësi më i kërkuar në këtë merkato vere.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës po kërkohet me ngut nga 3 skuadra të rëndësishme të Europës. Paraqitjet e tij me Dinamo Zagreb kanë ndezur interesin e shumë klubeve, por duket se Celtic, Standart Liege dhe Angers janë ata që kanë shfaqur pëlqim konkret.
Madje, sipas mediave belge, ish-mbrojtësi i Partizanit ka nisur zyrtarisht kontaktet me drejtuesit belg të Liege. Kartoni i tij vlen nga 1.2 milionë deri në 1.7 milionë euro, shifër e përballueshme kjo për një skuadër si ajo e Liege.
Poll