Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Po shkëlqen në Kategorinë e Parë, Superliga vazhdon të "ëndërrojë" talentin e Shpresave

Shkruar nga NEWSPORT

Myrto Uzuni është padyshim lojtari i momentit jo vetëm tek Apolonia, por edhe në Kategorinë e Parë. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi sërish një dygolësh në ndeshjen e fundit që fierakët fituan 3-0 ndaj Elbasanit për javën e 7-të të Kategorisë së Parë, duke qenë sërish vendimtar për ekipin e tij.

21-vjeçari që është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, prej dy vitesh është shndërruar në objektiv të disa ekipeve të Superligës, por talenti beratas ka vendosur të qëndrojë edhe këtë vit me Apoloninë duke qenë se është edhe në kontratë me klubin fierak.

Sigurisht që statistikat e shndërrojnë në lojtarin e momentit dhe së shpejti pritet që të bëjë hapin e madh në karrierë. Në radhë janë klubet e njohura të Superligës, por pritet me interes se cila prej tyre do të fitojë shërbimet e Myrto Uzunit.

myrto-uzuni

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga