Moktar Cise ka mbërritur në kryeqytet. Sulmuesi 23-vjeçar, që përflitej prej kohësh në kampin bardheblu, ka shkelur në Shqipëri ditën e djeshme. Ai tashmë pritet të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, i cili tashmë do të ketë një alternativë më shumë në vijën e parë të sulmit. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Cise do të jetë i gatshëm që në ndeshjen me Laçin, që do të luhet nesër në orën 16:00.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.