Janë zhvilluar dy ndeshjet play-out të Kategorisë së Parë. Oriku ka mposhtur 1-2 Pogradecin në stadiumin e Peqinit, duke marrë të drejtën për të luajtur në të Parën sezonin që vjen.
Liqenorët e Abazaj mbyllin një sezon të dështuar dhe zbresin në Kategorinë e Dytë, teksa nuk kanë munguar kartonat e kuq për Marin dhe Ardian Abazaj, lojtarin dhe trajnerin e Pogradecit.
Nga ana tjetër, Turbina ka fituar 1-0 me Devollin, duke qëndruar në të Parën. Dramë për Gramozin, me kolonjarët që humbasin në play-out e Kategorisë së Dytë 1-3 me Delvinën në stadiumin e Lushnjës, duke luajtur sezonin që vjen një kategori më poshtë, pikërisht në të Tretën.
Rezultatet në kohë reale:
Play – out Kategoria e Parë – 15:00
FT / Stadiumi “Shkumbini” / Pogradeci 1 – 2 Oriku (Pablo Costa 70′ / Qejvani 25′ (p), Caushaj 38′)
- 60′ Tension në fushë gjatë Pogradeci 0-2 Oriku, arbitri Kridens Meta jep karton të kuq për Abazaj e Pogradecit, stafet dhe lojtarët përplasen në fushë. Gjest antisportiv nga Marin Abazaj që del jashtë. Pogradeci për disa minuta ka braktisur ndeshjen por ka vendosur të kthehet në fushë.
- 70′ Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj merr karton të kuq.
FT/ Stadiumi “N. Dovana”/ Turbina 1 – 0 Devolli (Vidal 85′)
Play – out Kategoria e Dytë – 15:00
FT / Stadiumi “Roza Haxhiu”/ Gramozi 1 – 3 Delvina