Gentian Mezani nuk do të jetë më trajneri i Lufëtarit. Presidenti i gjirokastritëve Grigor Tavo i ka kërkuar largmin teknikut vlonjat pas deklaratave të djeshme pas ndeshjes. Në këtë mënyrë Mezani ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Luftëtarit.
Ai u shpreh pas ndeshje se kjo skuadër më këtë kontigjent lojtarësh është e rënë nga kategoria. Kaq ka mjaftuar që numri një i klubit t’i kërkojë largimin Mezanit. Tashmë problemet për Luftëtarin sa vinë dhe shtohen.