
Elbasani po përjeton një nga momentet më të vështira të historisë së tij.
Lojtarët verdheblu kanë muaj pa u paguar, ndërsa ditën e djeshme kanë pasur një takim me administratorin e klubit, Florenc Kushi.
Ky i fundit ka siguruar lojtarët që do t'i marrin rrogat, ndërsa do të zgjidhet dhe problemi i trajtimit ushqimor.
Por, futbollistët i janë drejtuar atij se nuk kanë nevojë për ushqim, sepse një gjë të tillë e sigurojnë në shtëpitë e tyre, duke qenë se te verdheblutë nuk ka jabanxhij. E vetmja gjë që futbollistët kanë kërkuar kanë qenë rrogat e prapambetura.
Gjithsesi, edhe pas diskutimit të djeshëm, futbollistët verdheblu kanë marrë vetëm një përgjigje: Do t'i merrni, por prisni.
Poll