Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Plaku te Tirana? Nuk ka dilema

Shkruar nga NEWSPORT
Plaku te Tirana? Nuk ka dilema

Sebino Plaku do të vazhdojë pjesë e Skënderbeut. Trajneri Agostineli është bërë pengesë për largimin e sulmuesit pasi dëshiron që ta ketë nën urdhrat e tij në këtë sezon të ri futbollistik. Forma e Plakut e ka bindur teknikun italian dhe me sa duket ai tashmë do të rivalizojë për një vend titullar në formacion.

Bardheblutë e Tiranës i kishin bërë një ofertë zyrtare kampionëve të Shqipërisë për afrimin në skuadër të Plakut, por ditën e djeshme trajneri Agostineli i ka kërkuar presidentit Takaj që të mos pranojë asnjë ofertë në lidhje me Plakun, duke i mbyllur në këtë mënyrë dyert bardhebluve të Tiranës.

Sebino Plaku u transferua nga Partizani te Skënderbeu në merkaton e dimrit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga