
Trajneri i Milanit, Pioli ka bërë publike listën e lojtarëve që do ketë në dispozicion ndaj Atalantës, me fillim nga ora 18.00. për herë të parë janë ftuar Mandzukic dhe Tomori, të cilët vështirë se do e nisin si titullar. Gjithsesi, "timonieri" po mendon t'i aktivizojë në pjesën e dytë, teksa varet edhe nga mënyra se si shkon ndeshja.
Milan renditet në vendin e parë me 43 pikë, 3 më shumë sesa Interi. Kuqezinjtë duan fitoren, për t'u konfirmuar kështu pretendent për titull.
Lista:
A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu
Calabria, Dalot, Hernández, Kalulu, Kjær, Musacchio, Tomori
Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Meïte, Tonali
Colombo, Ibrahimović, Leão, Maldini, Mandžukić, Rebić
Poll