Kukësi shtanget nga Dinamo. Verilindorët u mposhtën me rezultatin minimal nga Dinamo me rezultatin 0-1. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, u vendos nga një gol i shënuar nga Eni Imami që i dha 3 pikë Dinamos, ndërsa Kukësi nuk përfiton nga hapi fals i Tiranës për t’u afruar me kreun. Në fund të ndeshjes për “Supersport’, trajneri i Kukësit, Diego Longo u shpreh:
Çfarë nuk funksinoi sot? “Kur nuk fiton diçka ka shkuar gabim. Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, por kishim raste për të shënuar e një rast tek për tek, por nuk shënuam. Kur nuk shënon raste të tilla është normale që të mos fitosh ndeshjen. Ndeshja ishte barabartë deri në momentin e golit që pësuam, kishim raste në fund, por portieri i Dinamos priti disa raste”.
Covid-19? “Nuk kam asnjë alibi, sot ishim të gjithë dhe nuk kemi justifikime për humbjen, sot fitoi Dinamo”.
Musta dhe Shkurtaj? “Jam i lumtur për këto afrime, por janë afruar shumë vonë dhe i prisja deri më datë 5-6 janar. Për të qenë në nivel të lartë lojtarët në merkato duhen afruar më shpejtë pasi duhet kohë që të përshtaten me skuadrën. Do të isha më i lumtur nëse do të ishin këtu me ne sot”.
Formacioni? “Dragoshi nuk ishte gjendje për të luajtur, Daci nuk ishte mirë fizikisht për të luajtur nga minuta e parë. Basa ishte jashtë për të njëjtën arsye, ndërsa humbëm Milunovic për shkak dëmtimi”.
Pësimi i golit? “Mund të ndryshonin edhe sjellen e lojtarëve pas daljes së Ibraimit. Goli që kemi pësuar nuk është një gol që pësohet, është një gol naiv dhe gola të tilla pëshojnë shumë në këtë kohë pasi jemi në janar”.
Postimi për stafin e Dinamos? “Nuk dua të bëj polemika, komplimentoj Dinamon për fitoren e sotme. Kemi luajtur edhe me Partizanin, por nuk ka ndodhur më parë e nuk dua të bëj polemika është çështje e mbyllur”, u shpreh Longo.