Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përshtatja me skuadrën dhe disfata me Tiranën, flet mbrojtësi i Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Përshtatja me skuadrën dhe disfata me Tiranën, flet

Kukësi vijon stërvitjet në prag të ndeshjes me Teutën që luhet të shtunën në orën 17.00 . Disafata me Tiranën nuk është hedhur akoma pas shpine, pasi bëri që verilindorët  të linin kryesimin. Mbrojtësi Edis Maliqi dha një intervistë sot për RTSH SPORT ku foli pikërisht për 90 minutëshin me kryeqytetasit, përshtatja në skuadër por jo vetëm kaq.

Maliqi shprehet: "Me Tiranën ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Për moralin dhe sepse luanim ndaj një skuadre kundërshtare për titullin. Na vjen shumë keq për humbjen, por kampionati është i gjatë, ka shumë ndeshje dhe mendoj se do të dalim nga kjo situatë në ndeshjen e ardhshme kundër Teutës''.

''Çdo ndeshje në këtë kampionat është e vështirë, por skuadra është në gjendje të mirë dhe mendoj se do marrim fitoren në Durrës. Tremb më shumë Tirana apo Partizani? "Të dyja skuadrat janë pretendentë për kampionatin dhe do të bëjnë më të mirën e tyre. Ambientimi me Kukësin? Kur erdha në fillim ishte pak vështirë, por tani ndihem mirë me çunat dhe jam gjithmonë i përgatitur të luaj dhe mendoj se jam mirë" - përfundon ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga