Sulmuesi kroat, Pero Pejiç, mesa duket do ta dërgojë drejt titullit të parë kampion ekipin e Kukësit.
Me golin e tij sot ai ishte vendimtar në fitoren mjaft të vlefshme që morën kundër Flamurtarit.
“Sot ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi luanim kundër një kundërshtari të vështirë si Flamurtari. Ata erdhën në Kukës të luanin pa presion, ndërsa ne kishim si detyrim vetëm fitoren. Ja dolëm ta merrnim me rezultatin 1 me 0 dhe jam shumë i lumtur. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme.
Shënova një gol nga goditja e dënimit dhe jam shumë i lumtur që erdhi në kohën e duhur për mua dhe për skuadrën. Tani kemi edhe 3 finale të mbetura dhe e para është ajo kundër Korabit. Kemi kohë për të punuar deri të hënën dhe për ta përgatitur si duhet këtë sfidë. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen.
Ky gol shkon për tifozët që na mbështesin dhe duhet ta bëjnë deri në fund, pasi është pjesa kulminore e kampionatit.
Nuk ka mbaruar asgjë akoma. Jemi afër, por kemi akoma punë. Të gjithë jemi profesional dhe do të punojmë fort deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Pejiç.