
Është mbyllur 2-1 për vendasit ndeshja mes Teutës dhe Kukësit. Të besuarit e Martinit kanë përmbysur verilindorët, duke kaluar në finalene Kupës së Shqipërisë, aty ku I pret Tirana. Kukësi nuk ia ka dalë që të mbajë rezultatin, pasi ishte Rroca që kaloi në avantazh të tijtë.
Ka qenë Kapllnai që ka barazuar shifrat disa sekonda pasi ka hyrë në fushë, ndërsa në të 83 minutë mbrojtësi Hoxha I ka dhënë finalen durrsakëve. Ndeshja në "Niko Dovana" ka qenë e luftuar, me vendasit që marrin hak për humbjen 3-0 të disa ditëve më parë në kampionat. Në 2 gusht në "Air Albania" do të zhvillohet finalja mes Tiranës dhe Teutës për trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Pas ndeshjes, për Gol pas Goli ka folur trajneri Kukësit, Orges Shehi:
2 momente deçizive? Kemi bërë ndeshje të mirë, kemi rrahur veten dhe mund ta menaxhonim më mirë. Mund ta mbyllim ndeshjen, I tillë është futbolli dhe nuk di çfarë të them.
Pretendime për golat e Teutës? Nuk është kompetencë e imja për moviolë, nuk merrem me gjyqtarët. Duhet të mbajmë përgjegjësi, I pari unë dhe lojtarët më pas.
Sezoni? Jemi të gjithë të mërzitur, e kishim kualifikimin në dorën tonë dhe mërzitja është present. E çuam ndeshjen ku donim, e kishim ne në dorë. Duhet punë që të rikthejmë entuziazmin. U reflektua në lojë që kishim atmosferë pozitive. Duhet të fokusoheshim te episode të veçanta dhe të mos merrnim këtë rezultat.
Mungesat? Është konstatim I drejtë që na mungojnë dy lojtarë. Jam optimist dhe nuk jam qaraman. Shkojmë mirë të porta, të vendosur taktikisht, lojën e kishim në dorë, dy episode që na dogjën. Kjo humbje na djeg, dominuam lojën, rrjedhshmëri. Do e shoh ndeshjen në qetësi, skuadra ka bërë mirë, lojën e kishim në zotërim dhe më vjen keq. Nuk është se kundërshtari na vendosi në vështirësi gjatë 15 minutave të fundit.