Dje kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani. Ndryshime rrënjësore te Flamurtari, ndërsa ka pasur një dyndje të rinjsh në stërvitjen e parë. Por, përpos asaj që ka ndodhur në orët e para të trajnimit, sot në fushë ka zbritur dhe lojtari më i përfolur i muajve të fundit, Danilo Alvesh.

Braziliani 25-vjeçar, i cili iu bashkangjit Flamurtarit në merkaton e janarit dhe që ka një kontratë 2-vjeçare me ta, u bë objekt bisede për një kohë të gjatë mes drejtuesëve të klubit dhe menaxherëve të tij. Por, duket se grindjet kanë marrë fund, braziliani ka zbritur në fushë në ditën e dytë të përgatitjeve te Flamurtari.