23 pikë në 11 ndeshje dhe vendi i parë në tabelë janë një sinjal se gjërat te Pogradeci po shkojnë në rrugën e duhur. Barazimi me Ilirinë e ka ulur paksa entuziazmin e fillim-sezonit, por asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Besohet se ndeshja me Orikun do ketë tjetër ”melodi”, pasi nuk do kemi një Pogradec me mungesa. Fitorja vlen shumë, pasi një 3 pikësh eventual këtë fundjav bën që liqenorët të bëhen automatikisht kampion dimri.
Kjo do ishte një arritje për tu vlerësuar, për të shfrytëzuar më pas pushimet për të bërë një analizë më të qartë të situatës aktuale. Gjithsesi, para se të shkohet atje, e rëndësishme është ndeshja e rradhës. Ekipi po vijon stërvitjen normalisht përpara ndeshjes me Orikun.