Albetrpol po zhvillon nëj sezon të mirë, duke qënë një nga pretendentët për të kaluar në të Parën. Sot në orën 14.00 zhvillohet 90 minutësh i rëndësishëm sa i përket këtij objektivi, ai ndaj Memaliaj. Nuk mund të mungonte edhe një thirrje që tifozët të jenë sa më të shumtë në numër në ''Alush Noga''. Gjithashtu, konfirmohet pjesëmarrja e ultrasve të Albpetrol.
Rivalët kryesorë janë Maliqi dhe Tomori, që kanë bërë një kampionat tejet pozitiv, për hir të së vërtetës. Çdo javë që kalon ndryshon rënditja në tabelë, për shkak të pikëve të pakta diference që kanë. Së bashku me Albeptrol, te treja kanë nga 34 pikë. Kush do ia dolë në fund, mbetet të shihet.

Galeria fotografike ()
Poll