
Vllaznia dhe Dinamo përballen në fundjavë, me FSHF që ende nuk ka zbardhur agjendën zyrtare të javë së pestë të Superligës. Shkodranët janë kushtëzuar nga mungesat, teksa Adilit dhe Da Silvës I është shtuar Kaina. Braziliani I sulmit ka marrë një lëndim në stërvitje, duke mos qenë I gatshëm për stafin teknik.
Sulmuesi nuk është aktivizuar në miqësoren që Vllaznia fitoi me të rinjtë U-21, me stafin mjekësor që nuk ka dashur të rrezikojë. Pritet që Brdaric të hedhë në fushë nga minuta e parë një skemë 4-2-3-1, me Diagne që është në mbrojtje, teksa dilemat janë për sulmin. Pas katër javësh, Vllaznia mban vendin e katërt me gjashtë pikë me një fitore dhe tre barazime.
Poll