
Nesër në Vlorë luhet ndeshja mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, me fillim nga ora 13.30. Ndeshje delikate kjo për të dy-ja ekipet pasi pas 12 javësh kampionat e shohin veten në vendet e fundit. Respektivisht, Flamurtari është në vendin e fundit të tabelës ndërsa luftëtari i parafundit. Skuadrat synojnë të fitojnë, për të qetësuar sadopak situatën.
Vlonjatët vijnë në këtë ndeshje, pas atij barazimi me Partizanin. Trajneri i Flamurtarit, Luan Birce, shpreson se sfida me kryeqytetasit të ketë qënë një moment kthese për ekipin. Gjirokastritët vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Teutën. Trajneri i Luftëtarit Giorgos Marantas, e di mirë vështirësinë që paraqet kjo ndeshje dhe është munduar t'i motivojë lojtarët.
As Luftëtari dhe as Flamurtari nuk e kishin menduar ndonjëherë që do e shikonin veten në të tilla pozita.