
Pero Pejiç ka folur pas ndeshjes me Laçin, ku arriti të shënonte dy gola. Sulmuesi kroat i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi të gjithë e dinë që Partizani fitoi dje dhe ne ishim në presion. Ishte një plus për mua.
Kemi një javë në dispozicion për Partizanin. Unë dua të shënoj gjithmonë më shumë gola, prandaj dua sërish gola. Jemi në pikë të barabarta me Partizanin dhe kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme me të.
Nëse barazojmë qëndrojmë me të njëjtat pozita, por sërish kemi edhe katër ndeshje të tjera.
Malota është një lojtar shumë i mirë, por ata kanë edhe Krasniqin së bashku me Alban Hoxhën që po shkëlqejnë, janë super deri tani. Gjatë javës do shohim ku i kanë pikat e dobëta në mënyrë që të mundemi t'i ndëshkojmë", përfundoi Pejiç.