Dje, Ekipi i Kukësit ka lënë Turqinë ku zhvilloi fazën përgatitore dhe është rikthyer në Shqipëri për të zhvilluar stërvitjet e fundit përpara nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit.
Faqja zyrtare e Kukësit ka njoftuar të gjithë tifozët për axhendën e ditës së nesërme të ekipit verilindor. Skuadra është vendosur që sot të lihet pushim për shkak të udhëtimit të djeshëm dhe që futbollistët të kenë mundësi të takojnë familjarët.
Vendimi është marrë nga stafi teknik në bashkëpunim me trajnerin Gjoka, kjo dhe për rifituar energjitë e humbura gjatë ditës së djeshme.
Ndërkohë është vendosur që ekipi të nisë përgatitjet ditën e nesërme. Kukësi do të kthehet në fushë në orën 11:30, në kompleksin “Internacional”, në “Pezë Helmës”.